Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun juglindor të vendit.
Dalja e përroit në fshatin Porodinë bëri që uji të vërshojë më rrugët e fshatit duke shkaktuar edhe dëme për banorët.
Oborret e banesave në anë të këtij përroi por edhe kasollet e bagëtive janë përmbytur ndërsa banorët tregojnë se kjo situatë edhe pse përsëritet shpesh i ka gjetur të papërgatitur.
Pas sinjalizimit për situatën është dashur ndërhyrja me fadroma dhe eskavatorë për të pastruar përroin dhe ulur nivelin e ujit i cili vërshoi si pasojë e bllokimit duke shkaktuar dëme për 15 familje dhe gjënë e gjallë.
Reshjet e shumta të paradites së sotme kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve edhe në aksin rrugor Lin-Pogradec. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në kryqëzimet e fshatrave me aksin nacional. Ujëra që kanë sjellë me vete edhe inerte duke e bërë të vështirë kalimin e mjeteve ndërsa u desh ndërhyrja me mjete për normalizimin e situatës.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të