Google ADS

Fillon pagesa për përfituesit e Pakos Fiskale Masa 15

16:08 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale, Nr. 01/19, dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve, Nr. 31/2020, përkatësisht masën 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.

Gjithashtu, njoftojmë aplikuesit e masës 15 se është duke u punuar intensivisht për shqyrtimin e aplikacioneve të tjera dhe pagesat janë duke u kryer në vazhdimësi.

Përfituesit të cilët janë lajmëruar përmes mesazheve telefonike luten që:

– Tërheqjen e mjeteve ta bëjnë në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e COVID-19; dhe

– Gjatë tërheqjes së mjeteve të respektohen rregullat e distancës sociale dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme