Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë edhe me Ministren për Kulturë, Rini dhe Sport Vlora Dumoshi dhe shumë ish – futbollistë e tifozë futbolli, sot e kanë vënë gurthemelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës, një projekt ky i shumëpritur për sportdashësit gjakovarë.
Në ceremoninë e këtij gur themeli, kryetari Gjini ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Gjakovën, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportiv është shumë e hershme dhe rruga për të arritur deri tek kjo ditë ka qenë shumë e vështirë.
Ai ka shtuar se stadiumi i qytetit do të jetë një vepër e rëndësishme, e cila përveç që do të ofrojë një strehë të mirë për futbollistët dhe adhuruesit e futbollit, në të njëjtën kohë do të jetë edhe një vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova.
Nga ana tjetër, ministrja Vlora Dumoshi, ka thënë se Gjakova si qyteti por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund.
Ndryshe, paraprakisht, kryetari Gjini dhe ministrja Dumoshi kanë zhvilluar edhe një takim të përbashkët, në të cilin është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin dhe përfundimin e projektit të fushave të tenisit, një tjetër projekt madhor për komunën e Gjakovës.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll