Google ADS

Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa, vozitje e kujdesshme përgjatë luginave

08:45 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Komunikacioni në mbarë shtetin po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Lidhja Automote e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strug, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Vendkalimet kufitare mbeten të mbyllura për hyrje dhe dalje nga shteti si pjesë e masës për ballafaqimin me përhapjen e virusit korona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme