Google ADS

Maqedonia mund të shkojë në karantinë 58- orëshe për shkak të festës së Bajramit

08:09 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Maqedonia e Veriut kërkon të marrë masa drastike për Festën e Fitër Bajramit gjatë fundjavës, duke kërkuar 58 orë karantinë për gjithë vendin.

Komisioni për sëmundjet infektive ka kërkuar 58 orë karantinë, që përfshin ng ora 19:00 të së shtunës deri në orën 05:00 të së martës.

Ende nuk ka vendim nga qeveria por ministri teknik i shëndetësisë, Filipçe tha se ratet e reja në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e tubimeve familjare dhe mos respektimit të masave, prandaj një masë rigoroze do të kishte efekt të vërtetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme