Që nga 18 maji ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit te masave të izolimit në Kosovë, masa këto të vendosura nga Qeveria në detyrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (Covid-19).
Në këtë fazë është e përfshirë edhe gastronomia, forma “Merr me vete”, mirëpo që në ditën e parë të lehtësimit, janë vërejtur shkelje të këtyre masave.
Arbresh.info ka raportuar se janë parë qytetarë të shumtë afër njëri tjetrit pa maska e doreza, saktësisht pranë disa kafiterive në lagjen “Qafa” në Prishtinë.
Kështu edhe duke ofruar edhe shërbime brenda lokaleve, shërbime këto të ndaluar nga ministria.
Si duket këto nuk i ka vrërejtur Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Arben Vitia, shkruan Arbresh.info.
Arbresh.info ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë duke e informuar për këtë rast, gjithashtu ka pyetur nëse kjo ministri është në dijeni për këto ndodhi në kryeqytet.
“Me 18 maj ka filluar faza e dytë e hapjes graduale. Asnjë restauruan apo lokal i gastronomisë nuk e ka të lejuar të ofrojë shërbime tjera përveç formës “Merr me vete”. Ata që veprojnë ndryshe janë duke bërë shkelje dhe mund të jenë subjekt i dënimit nga Inspektoratet”, ka thënë ministria në përgjigjen e saj.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje të ketë kujdes dhe të ruhet distanca fizike edhe kur bëhet fjalë për shërbimet “Merr me vete”.
“Edhe shërbimet Merr me vete duhet të kujdesen për ruajtjen e distancës fizike mes klientëve bashkë me qytetarët”.
Nga 08 shkurt e deri më 19 maj 2020 në Kosovë janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë rezultojnë gjithsej 989 raste, prej tyre 769 janë shëruar, dhe 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./ArditëShkodra/arbresh.info/
Sot u hapen kafenetë, qytetarët shkelin masat e qeverisë për mbrojtje nga COVID-19
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç