Kryetari i Klinës del negativ për Covid-19

01:16 | 21 Maj 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka dal negativ në testin për koronavirus.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shuar situata në Klinë ëshë e mirë dhe se edne nuk ka kaluar rreziku.

“Nga dita e djeshme kam pasur disa probleme shëndetësore. Pasi simptomat ishin të njëjta me ato të virusit Corona, sot, pas rekomandimit të mjekëve dhe të IKSHPK-së, jam paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK dhe jam testuar”.

“Fatmirësisht rezultati ka dalë negativ.Po ashtu edhe gjendja shëndetësore ka filluar të përmirësohet”.

“Situata me Covid-19 në qytetin tonë fatmirësisht vazhdon të jetë e mirë, por rreziku nuk ka kaluar ende, ju bëj thirrje të vazhdoni të keni kujdes”, ka shkruar Elezaj./KK/

Të ngjashme