Ishte i pari universitet ai i Oksfordit, që dha shpresë për të krijimin e vaksinës anti Covid-19, por prova e dytë e bërë tek kafshët ka rezultuar negative.
Sipas shkencëtarëve vaksina u provua tek disa majmunë të cilët dolën mbartës të virusit vdekjeprurës 28 ditë më vonë. Për të bërë një krahasim shkencëtarët infektuan tre majmunë jo të vaksinuar.
Të gjitha kafshët u vendosën nën kontroll për rreth një javë. Dr William Haseltine, ish-profesor i Shkollës Mjekësore në Harvard, që mori pjesë në krijimin e kësaj vaksine është shprehur se majmunët që morën vaksinën kishin të njëjtën sasi të virusit në hundët e tyre si tre majmunët jo të vaksinuar.
Sipas Haseltine, kjo është vërtetë shqetësuese pasi e njëjta gjë do të ndodhë edhe me njerëzit, që do të thotë se edhe nëse ata vaksinohen ka gjasa që pas disa ditësh ose javësh të dalin sërish mbartës së Covid-19.
Studiuesit e Oksfordit janë shprehur se pasi majmunëve iu është bërë autopsia, tek ata nuk është zbuluar ndonjë sëmundje imflamatore apo pneumoni, që mund t’i dëmtonte mushkëritë.
Në atë që raporton The Telegraf nëse gjendet një kurë efektive dhe më pas nis prodhimi i saj në masë, prap vaksina do të sigurojë mbrojtje të pjesshme kundër sëmundjes dhe nga ana tjetër nuk e zvogëlon rrezikun e transmetimit në të gjithë popullatën.
Të parët që iu nënshtruan kësaj vaksine ishin dy shkencëtarë Elisa Granato dhe bashkë me të u vaksinua edhe kolegu i saj onkologu Edward O’Neill.
Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit përdorën një teknologji shumë të lartë. Ishte themeluesi i Microsoft, Bill Gates, që deklaroi që nëse funksiononte vaksina kundër koronavirusit, ai do të merrte përsipër kostot e prodhimit./tvklan.al/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...