Futbollisti i Dritës së Gjilanit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 është Izair Emini, një emër i njohur edhe për opinionin futbollistik në Shqipëri, pasi ka luajtur me Kukësin në Superiore.
Në një prononcim për mediet në Kosovë, Emini e pranon faktin se ka rezultuar pozitiv, por thekson se nuk ka simptoma dhe nuk ka ndier asnjë shqetësim, transmeton ss.
“Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitiv apo negativ, ndërsa unë fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Unë nuk kam pasur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam pasur asnjë problem me fyt, kollitje apo shqetësime në gjoks. Jam normal dhe shumë mirë.
Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga kontrolli shëndetësor dhe nuk mund të lëviz më shumë. Jam në shtëpi. Duhet të qëndroj në shtëpi me një dhomë. Nuk kam pasur kontakte me ndonjë futbollist, trajner apo aktorë të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individuale pa ndërprerje”, – u shpreh 34-vjeçari nga Tetova.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë lojtarë tjetër në Kosovë të prekur me Covid-19, shkaku që nuk janë bërë testimet për secilin.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...