Google ADS

Aritz Aduriz konfirmon pensionimin, ky është mesazhi i tij

18:40 | 20 Maj 2020
Arbresh Info

Legjenda e Athletic Bilbao, Aritz Aduriz ka njoftuar se ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Spanjolli sot (e mërkurë) njoftoi se mjekët i kanë kërkuar që të bëjë një operacion, andaj kjo e ka detyruar të përfundojë karrierën 21-vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Aduriz gjithashtu falënderoi të gjithë mbështetësit përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në Twitter.

https://twitter.com/AritzAduriz11/status/1263120762208169984

“Koha ka ardhur. Shumë herë kam thënë se futbolli do më lërë, para se ta lë unë atë. Dje doktorët me treguan se duhet të bëjë një operacion për të zëvendësuar hip dhe të vazhdojë jetën normale. Fatkeqësisht trupi im ka thënë ‘mjaftë’. Nuk mund të ndihmojë bashkëlojtarët në mënyrën si do të doja. Kjo është jeta e një atleti profesionist. Shumë e thjeshtë”.

“Fatkeqësisht jemi duke jetuar në një situatë shkaku i pandemisë e cila na ka shkaktuar probleme dhe duhet ta luftojmë se bashku”.

“Nuk dua që të shqetësoheni për mua, nuk është asgjë e madhe. Le të harrojmë për finalet që kemi ëndërruar, sepse do kemi kohë të themi lamtumirë. Po, ka ardhur koha të them lamtumirë dhe kjo është mënyra si aventura përfundon për mua, e paharrueshme, nga fillimi deri në fund”

“Faleminderit nga thellësia e zemrës”, ishte mesazhi i Aduriz.

39-vjeçari për Athletic Bilbao ka shënuar mbi 150 gola./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme