Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë natës

18:31 | 20 Maj 2020
L G

Edhe sot mbi vendin tonë mbajti mot jostabil, me zhvillime të shtrëngatave me shi.

Gjatë orës së fundit mbi vend po shtrihet fronti i ftohtë i vorbullës ciklonike që po kalon nga rajoni ynë. Në Prishtinë temperaturat kanë pësuar rënie për 10C, e tashmë po frynë erë e ftohtë veriore me hove deri në 15m/s (54km/h), bën të ditur Prishtina Weather.

“Ndërkohë në rajonin e Prizrenit gjatë orës së shkuar u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme dhe pati jozyrtarisht mbi 2000 shkarkime rrufesh, kjo sipas shënimeve të websajtit blitzortung.com”, njofton shërbimi i meteorologjisë

Sipas PW, pas shtrirjes së frontit të ftohtë mbi vend, gjatë natës do të vazhdojnë të reshurat e shiut, me intenzitet më të ulët dhe nëpër lokalitete, derisa potenciali për shtrëngata do të shuhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme