AC Milan merr vendimin mbi Theo Hernandez

17:44 | 20 Maj 2020
Arbresh Info

AC Milan ka vendosur që gjatë kësaj merkato verore të mos e largojë mbrojtësin Theo Hernandez.

Hernandez kaloi në verën e kaluar në “San Siro” nga Real Madrid, por vetëm pas disa muajve fitoi vëmendjen e PSG-së, të cilët kanë bërë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Milan nuk dëshiron që në verë ta shesë Hernandez, sepse shkaku i koronavirusit vlera e lojtarëve është zbritur, andaj një transferim i lojtarit nuk do ishte i shtrenjtë.

PSG ka bërë ofertën zyrtare për francezin, por Milan e ka refuzuar brenda disa ditëve.

Pos “Parisienëve”, interesim për Hernandez ka shprehur edhe Barcelona, të cilët janë duke vetëm vëzhguar situatën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme