Rukiqi: Mbi 60% e bizneseve janë të rrezikuara, nëse nuk merren masa adekuate të përkrahjes

15:41 | 20 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi përmes një konference për shtyp ka njoftuar për propozimet e Odës Ekonomike për t’i ndihmuar bizneset gjatë rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas Rukiqit, që nga fillimi i marrjes së masave për parandalimin e koronavirusit kanë kaluar 67 ditë të cilat kanë qenë ditët më të vështira të bizneseve kosovare që nga paslufta

Qe nga data 4 Maj, pjesa më e madhe e bizneseve kanë ri-filluar punën. Prej datës 1 Qershor, pritet të fillojnë mbi 95% e bizneseve aktive në vend.

Gjatë kohës së masave kufizuese, pra deri me datën 4 Maj, mbi 40 % e bizneseve aktive, kanë qenë të mbyllura.

Ne të gjitha hulumtimet është konstatuar që mbi 60% e bizneseve ndihen të rrezikuara, nëse nuk merren masa adekuate të përkrahjes.

Rukiqi ka bërë të ditur se vetëm sektori i ushqimit ka 30 milionë euro humbje gjatë këtyre masave

“Në vitin 2019 8,381 biznese aktive në akomodimin dhe shërbimin ushqimor (HoReCa) 184 milionë euro qarkullim në vitin 2019 Vetëm në këtë sektor, dëmi mesatar për dy muaj mospunë, bazuar në qarkullimin e vitit 2019, ështëmbi 30 milionë euro”

Sipas hulumtimeve të Odës Ekonomike, para pakos të rimëkëmbjes: për të gjithë sektorët duhet të subvencionohen për muajt prill dhe maj

“Implementimi i tërësishëm masës për subvencionim të pagave, për Maujt Prill dhe Maj, deri me 31 Maj 2020 dhe vazhdim i masës së njëjtë, së paku deri me 31 Gusht 2020. Për disa sektorë, në bazëtë analizave që duhet të bëhen, duhet të vazhdojë deri në fund të vitit.

Implementim të plote te masës për garancw për muajit Prill dhe Maj, deri me 31 Maj 2020 dhe vaznaiasesse nete se pakuderi me 31 gusht 2020. Për disa sektorë, në bazë të ANALIZAVE qe duhet te behehn, duhet të vazhdojë deri në fund të vitit”

Rukiqi ka përmendur edhe disa masa të reja që duhet të merren për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

“Mase e re për likuiditet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e cila duhet të implementohet 50% në formë të garancive kreditore dhe 50% ne forme te grandëve.  Vlera e kësaj mase duhet te jete se paku 50 milione euro”

Duke folur për rekomandimet për pakon e rimëkëmbjes dhe transformimit të ekonomisë, Rukiqi theksoi se edhe disa elemente kryesore ku aplikohen 200 milionë euro përmes  Fondit për Garanci Kreditore

“200 milionë euro të aplikuara përmes Fondit për Garanci Kreditore. Kjo krijon potencial për 600 miliard euro krediëdhenie, e cila mund të jetë me norma të ulëta të interes dhe greis periudhë deri 1 vit, nga data e miratimit të kredive. 100 milionë grante për investime në pajisje të reja, trajnim të stafit, certifikim, punësime të reja (deri 10,000 euro për një vend të ri të punës)”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme