Google ADS

Imazhi i thjeshtësuar për botën

10:15 | 23 Tetor 2015
Arbresh.info

Nga: Gëzim Mekuli

Universitetin e Prishtinës nuk arriti ta shkatërrojë e as ta degjenorojë, kaq keq e kaq thellë as pushteti komunist i ish-Jugosllavisë, e as planet e Akademisë së Serbisë. Por, atë që nuk e bëri politika serbe, fatkeqësisht po e bëjnë e po e kryejnë partitë shqiptare në pushtet, si dhe grupet e interesave. A është e mundur kjo, të nderuar lexues?

Propagandën, censurën, luftën speciale, vetëcensurën, si dhe manipulimin me fjalën dhe fotografinë e kishim si ushqim dhe përditshmëri nën regjimin e sistemit komunist jugosllav. Nuk e kishim menduar se, masmedia shqipe (fjala, gazeta, radiotelevizioni, librat, revistat, filmi, fotografia dhe interneti) do të bënin propagandën dhe luftën psikologjike që do ta bënte jetën e kombit shqiptar më të rëndë, më të papërballueshme e më të vështirë.

A është e mundur kjo?

Pasurinë, punësimin dhe ekonominë e kishin nën kontroll aktivistët komunistë jugosllavë (të shumtën vidhnin një banesë apo dy këta komunist), e ne jetonim disi, të varfër, por me shpresa, të leckosur, por të pathyer shpirtërisht, sepse e dinim se këta ishin të huaj, nuk ishin tanët, ishin pushtuesit tanë…

Por, ju u bëtë të pasur në kurriz të shëndetit dhe të mirëqenies sonë. Ju u bëtë milionerë në shpinë të jetës së fëmiut tim… Ju kërkuat ndershmëri duke mos kërkuar që të falimentoni në kurriz të saj. Ju po e kontrolloni gëzimin tonë, harenë e buzëqeshjen tonë.

A është e mundur kjo? Si bëhet kjo?

Ju po kundërshtoni dhe po hidhni poshtë problemet që nuk po përputhen me imazhin e juaj për Kosovën dhe për botën që ju rrethon. Ju po kërkoni një imazh të thjeshtësuar të Kosovës dhe të botës, që do të duket i qartë, harmonik e i kuptueshëm vetëm për juve pushtetarë.

A është e mundur kjo, të dashur lexues?

Ankthi, dëshpërimi dhe çorientimi ka mbërthyer vegjëlinë, fshatin, e të ndershmin.

Si ore bëhet kjo?

Jeta na mësoj se imazhet e thjeshtësuara për botën janë jorealiste, janë pjesërisht edhe dëshira dhe ëndrra. Këtë perceptim të imazhit të thjeshtësuar e kishin më parë edhe shumë tiranë, shumë diktatorë dhe shumë pushtues. E fundi i tyre dihet.

Por, përsëri pyes, si është e mundur kjo?

A është e mundur kjo?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme