19-vjeçari u mbajt nën dyshimin e përdhunimit pasi një grua u dërgua në spital.
Ai u la i lirë me kusht dhe më pas shkoi për të stërvitur në Cobham pasi testi i koronavirusit doli negativ, përcjell lajmi.net.
Lojtarët u lejuan të stërviten vetëm në grupe të vogla, si pjesë e kthimit të stërvitjes të Projektit Rifillimi.
Hudson-Odoi ishte duke stërvitur në një grup me mesfushorin N’Golo Kante, anësorin Christian Pulisic, mbrojtësin Kurt Zouma dhe portierin Kepa Arrizabalaga.
As vet lojtari dhe as klubi nuk ka dhënë ndonjë koment rreth asaj çka ndodhi tre ditë më parë.