Pas raporitmit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se është kërcënuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, kërkesë për hetim për këtë rast ka bërë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.
Bytyçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar të hetohet ky rast bazuar në dyshimin se ky kërcënim mund të jetë sajesë e vet Kurtit për ”të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët”, dhe për t’i “kërcënuar e frikësuar gjyqtarët” e Kushtetueses.
Postimi i tij i plotë:
Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze!
Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...