Real Madridi thuhet se është favoritë për të fituar titullin këtë sezon në La Liga dhe ndihmesa e tyre më e madhe do të vjen nga sulmi i tyre cilësor dhe i kompletuar.
Barcelona dhe Real Madridi ishin duke përjetuar njërin nga sezonet më të barabarta, duke shkëmbyer shpeshherë pozitën e parë pozitën e parë në tabelë, në pamundësi për të gjetur formën për t’u diferencuar nga tjetri.
Së shpejti do të kthehemi përsëri me këto emocione të futbollit spanjolle pas më shumë se dy muajsh pezullim dhe përballja e formës së të gjithëve do të thotë një përfundim edhe më të paparashikueshëm të sezonit.
Mediumi britanik Daily Mail ka bërë një artikull ku pretendon se, pavarësisht epërsisë së ngushtë të Barcelonës në tabelë, Real Madrid mund të jetë favoritë për të fituar titullin kampion.
Skuadra e Zinedine Zindane ka bërë dy rikuperime të mëdha gjatë kësaj pauze – Marco Asensio dhe Eden Hazard, të cilët të dy janë rikthyer me ekipin pas lëndimeve afatgjata.
Kjo u jep atyre një thellësi vërtet të madhe në skuadër, dhe në këtë periudhë ku ndeshjet do të vijnë me një ritëm të çmendur, kjo mund të jetë e rëndësishme.
Ata dy lojtarë, në partneritet me Karim Benzeman, do të japin një shtytje të madhe për Real Madridin, dhe Barça do të duhet të ngrejë lojën e tyre gjithashtu, vetëm për të mbajtur rivalët e tyre në distancë.
Sipas këtij artikulli, Barcelona ka një ‘ekip të dobët’ dhe të gatshëm për “t’u dorëzuar”, dhe djelmoshat e Zidane duhet vetëm të shkojnë drejt sfidës dhe në fund ta fitojnë titullin. /Telegrafi/
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizre...
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...
LDK-ja me video ironizuese për çmimet: Mos ja bo vetes rrafs...
Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë,...
Kore e Jugut, Presidenti Yoon shpall vendosjen e gjendjes së...
Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takon Presidentin e ri të KE...