Shkruan: Faton Abdullahu
Kryeministri në ikje Albin Kurti ka konstatuar (duke ju drejtuar studentëve të huaj) se Kosova rrezikohet nga një tentim për grushtshtet nga Rusia. Ka gjasa. Kosova dhe krejt Ballkani rrezikohet vazhdimisht nga involvimi i Rusisë.
Mirëpo është poashtu e vërtetët sa kohëve të fundit Federata Ruse është tunduar ti ofrohet Kosovës më shumë se kurrë. Pse ? Sepse në këto dy dekadat e fundit raporti i Kosovës me SHBA-t kurre nuk ka qenë në nivel më të ulët se që është sot. Kësaj ftohje i ka kontribuar Qeveria Kurti. Rrjedhimisht kjo politikë qeverisëse, me mungesë miqësie të zakonshme që ka Kosova me SHBA-t, e ka trimëruar gjeopolitikën ruse më shumë se kurrë të marrë në shqyrtim më seriozisht se, sa dhe si mund të involvohet në Kosovë.
Akuzat ndaj Grenellit se e ka rrëzu Qeverinë Kurti, paragjykimi se ekziston një marrëveshje sekrete e bërë nga SHBA-s që është e dëmshme për Kosovën, akuza se kinse ka ekzistuar një marrëveshje e msheftë e Kosovës me NATO-n për mos intervenim në veri, mos përgjigja telefonatave bërë nga Administrata Tramp, loja me fjalë : Shtëpia e Bardhë e kuqe e verdhë, ofendimet për orientimin seksual të Grenellit dhe të tjera si këto, e kanë përjashtuar Kosovën nga agjenda e Uashingtonit zyrtarë. Këtë e ka bërë Qeveria Kurti.
Prandaj kjo Qeveri duke ftohur raportet tona me SHBA-n me padije i ka shkelur syrin, jo vetëm Rusinë, por cdo gjeopolitike tjetër që është e interesuar t’i fut hundët në Kosovë.
Edhe interesimin e riaktivizuar të Rusisë për të qenë pjesë e bisedimeve Kosovë- Serbi duhet para nga kjo prizëm.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...