Njerëzit të cilët nuk janë infektuar kurrë me COVID-19 tashmë mund të kenë një lloj imuniteti ndaj tij, nëse sistemi imunitar i tyre kaluftuar ftohjen.
Studiuesit analizuan 11 kampione gjaku të marra dy vjet më parë, nga njerëzit që ishin prekur me një lloj tjetër të koronavirusit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Gjysma e mostrave përmbajnë qeliza T për luftimin e sëmundjeve që njohën virusin SARS-CoV-2 në laborator, teksa 20 përqind kishin qeliza që mund të ishin në gjendje të vrisnin virusin.
Shkencëtarët në Institutin La Jolla për Imunologji në Kaliforni thonë se është ‘joshëse të spekulosh’ se të kesh një ftohje mund të ofronte një formë të imunitetit.
Ata pretendojnë se virusi – i cili shkakton COVID-19 – nuk do të ishte i huaj për sistemin imunitar të vullnetarëve, dhe kështu ata do të ishin në gjendje ta luftonin atë shpejt.
Por kjo mbetet për t’u testuar.
Studimi gjithashtu zbuloi se pacientët që kishin kaluar sëmundjen COVID-19 kishin një reagim të fortë imunitar ndaj virusit, pohim për të cilin studiuesit thanë se ndihmon mirë për zhvillimin e vaksinës.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...