Google ADS

Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, asnjë i mbijetuar

10:12 | 20 Maj 2020
Arbresh.info

Ushtria ruse ka thënë se njëri nga helikopterët e saj është rrëzuar në një nga zonat e pabanuara në veri të Moskës, duke mos mbijetuar asnjë person.

Ministria e Mbrojtjes tha se incidenti që përfshin një helikopter Mi-8 ndodhi në afërsi të qytetit Klin, rreth 90 kilometra nga Moska, transmeton portali arbresh.info.

Incidenti mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim teknik, thanë zyrtarët.

Ministria nuk sqaroi se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord, por tha se helikopteri nuk mbante municion dhe u ul “në një zonë të shkretë”.

Shefi i Komandës së Forcave Hapësinore Ajrore Ruse ka dërguar një komision në vendin e incidentit, shtuan zyrtarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme