Google ADS

Diabetikët e tipit 1 ka më shumë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa ata me tip 2

10:00 | 20 Maj 2020
Trina Galanxhi

Diabetikët e tipit 1 ka më shumë të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa ata me tip 2, sipas hulumtimit të kryer në Britani të Madhe, studim i cili konfirmon se diabetikët janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Pothuajse një në tre nga të gjitha vdekjet nga koronavirusi në mesin e njerëzve në spital në Angli gjatë pandemisë janë shoqëruar me diabet, sipas studimit, shkruan “The Guardian”, transmeton portal arbesh.info

Njerëzit me diabet tip 1 – forma autoimune e sëmundjes – kanë tre herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vdesin nëse kapin Covid-19 sesa jo-diabetikët, ndërsa diabetikët tip 2 – ata me formën e lidhur ngushtë me të qenit mbipesha – ka dy herë më shumë të ngjarë të vdesin se jo-diabetikët. Nëntë nga 10 diabetikë kanë tip 2, dhe janë mbipeshë.

Mosha gjithashtu është një faktor përcaktues i rrezikut për vdekjen në mesin e diabetikëve. Nën-40 vjeç kanë një rrezik shumë të ulët në krahasim me ata mbi 40 vjeç, dhe veçanërisht krahasuar me të moshuarit, thuhet në studim. Njerëzit me diabet tip 1, i cili zakonisht diagnostikohet në fëmijëri, kanë tendencë të jenë më të rinj se ata me tip 2.

Prof Jonathan Valabhji, drejtori kombëtar klinik i NHS në Angli për diabetin dhe mbipeshën, tha se ‘ky studim tregon shtrirjen e koronavirusit te njerëzit me diabet dhe rreziqet që paraqiten te personat e prekur me diabetin 1 dhe 2’.

“”Infeksionet bakteriale janë më të zakonshme dhe më të rënda në diabet. Ky nuk është menduar përgjithësisht se është një problem i tillë me infeksione virale siç është koronavirusi, por çdo infeksion i rëndë mund të shkaktojë probleme me kontrollin e insulinës, kështu që edhe kjo ka të ngjarë të kontribuojë në rritjen e shkallës së vdekshmërisë tek pacientët e tipit 1”, tha Jon Cohen, Profesor i njohur i sëmundjeve infektive.

Sipas studimit, pacientët me diabet nuk janë në rrezik që të preken nga koronavirusi, por kanë rrezik që të sëmuren më shumë nëse e marrin këtë infeksion.

Studimi zbuloi gjithashtu se shkalla e përgjithshme e vdekjes për diabetikët u dyfishua në fazat e hershme të pandemisë.

Të rrezikuar nga Covid-19 janë edhe njerëzit që kanë probleme me veshka, sëmundje të zemrës dhe ata që kanë pësuar sulm në tru./arbresh.info/

Të ngjashme