Fenerbahce zbulon sa kushton kartoni i Vedat Muriqi-t

23:46 | 19 Maj 2020
Arbresh Info

Fenerbahce ka vendosur që në verë ta shesë yllin e skuadrës, Vedat Muriqi.

Muriqi i ka mahnitur të gjithë me super paraqitje në Super Ligën Turke, andaj kërkohet nga klubet e mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United, Tottenham, Lazio, Napoli janë disa nga gjigantët evropianë të interesuar për kosovarin, por ende asnjëri nga klubet nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Fenerbahce do e shesë Muriqi-n nëse paguhet vlera e 30 milionë eurove, pavarësisht që në Transfermarkt ai kushton vetëm 12 milionë euro.

Thuhet se në garën për kosovarin prinë Lazio, pasi drejtori sportiv është admirues i madh dhe ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme