Google ADS

Basha: Edi Rama i futi duart në reformën në drejtësi, sot jemi pa një Gjykatë të Lartë e Kushtetuese

21:49 | 19 Maj 2020
Arbresh.info

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se qeveria theu paktin që 7 ligjet kryesore t’i votonte bashkë me opozitën në vitin 2016.

Basha në RTV Ora, shtoi se Edi Rama i futi duart dhe një reformë të konceptuar për t’u dhënë drejtësi të pavarur shqiptarëve, dhe jemi sot pa një gjykatë të lartë dhe kushtetuese.

Basha: Është gjë tjetër që të votosh një reformë në drejtësi që tu japësh shqiptarëve prokurorë dhe gjyqtarë të pa korruptuar, që e ndëshkojnë krimin. Këtë kemi bërë dhe është një betejë që e kemi fituar, se donin ta bënin kushtetutën në mënyrë që ta kontrollonin drejtësisë.

Kjo qeveri e theu paktin që 7 ligjet kryesore t’i votonte bashkë me opozitën në vitin 2016 dhe ja ku jemi. Tani ka kaluar shumë kohë dhe nuk ka vlerë që t’u them se do të ndodhte dhe ja ku ndodhi. E vërteta është që ka ndodhur gjithçka që opozita paralajmëroi dhe mori mbi shpinë edhe akuza, kur na thanë që na që po pengojmë reformën në drejtësi. Kur në fakt opozitës i intereson që të ketë një drejtësi të pavarur se është qeveria ajo që i bën zullumet.

Ashtu sikurse u konceptua reforma në drejtësi, nëse do të zbatohej ashtu siç luftuam ne, do të kishin institucione te pavarura të drejtësisë, por Edi Rama i futi duart dhe një reformë të konceptuar për t’u dhënë drejtësi të pavarur shqiptarëve, dhe jemi sot pa një gjykatë të lartë dhe kushtetuese, me një reformë që është në vdekje klinike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme