Sheqerinska: Cili ekspert garanton se në gusht nuk do të kemi të infektuar

20:59 | 19 Maj 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska në debatin e sotëm në TV 24 e pyeti Aleksandar Nikollovskin se si është argumentimi i OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të jenë në gusht, përkatësisht situata me coronavirusin do të jetë më e mirë se sa në qershor.

“Cili ekspert na garanton se në gusht nuk do të kemi të infektuar dhe nuk do të kemi rrezik. Ja unë do të them e para që zgjedhjet t’i anulojmë. Por, ekspertët thonë se do të ketë valë të dytë”, thotë Sheqerinska.

Sheqerinska tha se shumica e qytetarëve janë të kënaqur se si është menaxhuar me krizën ndërsa OBRM-PDUKM në fillim të krizës shëndetësore nënçmoi rrezikun.

“Mickoski atëherë tha se LSDM po shpik dhe rrit krizën që të ikë nga zgjedhjet”, tha Sheqerinska.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme