Një ditë pasi opozita mbështeti protestën e artistëve dhe bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Elektorale, në zyrën e Lulzim Bashës u ngjitën ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.
Trupit diplomatik kryedemokrati tha se i kishte kërkuar hartimin e një plani masash me BE në mbështetje të familjeve shqiptare për krizën, që sipas tij, qeveria i ka shkaktuar vendit, ndërsa kryeministrin Rama e bëri përgjegjës për mos hapjen e negociatave.
“Kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, që Shqipëria të mund të ketë mbështetjen e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësisht në krizë, në krizë politike, në krizë sociale, në krizë ekonomike dhe e ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese COVID-it. Është e domosdoshme të farkëtojmë një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare”.
Basha garantoi përkushtimin e opozitës në përmbushjen e 15 kushteve të vëna nga Brukseli, mes të cilave edhe Reforma Zgjedhore.
“Ne nga ana jonë do të bëjmë gjithçka që t’i japim shqiptarëve një orë e më parë, ashtu siç e kemi premtuar, kushtet më të mira për zgjedhje dhe rastin më të parë për t’iu drejtuar kutive të votimit.”
Por a do të rikthehet opozita në tryezën e dialogut të Këshillit Politik për të vijuar me Reformën Elektorale dhe përmbylljen e saj brenda angazhimit të dhënë që është fundi i muajit Maj?
“Kjo nuk varet nga ne. Ne nuk mund të jemi fasadë e procesit. Ne kemi investuar kredon tonë morale dhe politike dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore dhe për çuarjen e saj deri në fund, në veçanti sipas afateve që u shpallën para një jave, është tërësisht e Partisë Socialiste. Vullneti nuk mund të shprehet me fjalë, vullneti shprehet me vepra. Dhe veprat e javës së kaluar tregojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për reformën zgjedhore. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e Partisë Socialiste, ajo është përgjegjëse për refuzimin e propozimeve tona deri tani.”
Edhe njëherë, kryedemokrati konfirmoi mbështetjen nga ana e opozitës të protestave të artistëve, deri në largimin e qeverisë dhe Kryeministrit Rama./Klan
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...