Google ADS

Lazio i ofron kontratë të re Simone Izaghi-t

18:10 | 19 Maj 2020
Arbresh Info

Lazio është i gatshëm t’i ofrojë trajnerit Simone Inzaghi kontratë trevjeçare me pagesë 2.5 milionë euro për sezon plus bonuset.

Inzaghi ka kontratë me klubin deri në vitin 2021 dhe thuhet se fiton rreth 2 milionë euro në sezon, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, ai ka arritur ta dëshmojë vetën duke fituar Kupën e Italisë, dy herë Superkupën e Italisë dhe momentalisht Lazio renditët në pozitën e dytë në tabelë, një pikë me pak se Juventus.

Sipas Sky Sport Italia, kontrata e re i është ofruar trajnerit, ndërsa pritet që në javët ose muajin e ardhshëm të nënshkruhet.

44-vjeçari është në stolin e Lazio-s që nga viti 2016, kur zëvendësoi Stefano Pioli që u shkarkua./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme