Skuadra e Feronikelit, është skuadra e radhës kosovare që i është rikthyer stërvitjeve.
Javën e kaluar është marrë vendimi nga Ministria e Shëndetësisë që futbolli të rifillojë, derisa klubet kanë të drejtë t’i rikthehen stërvitjeve, transmeton portali arbresh.info.
Feronikeli përmes një postimi ka konfirmuar se lojtarët i janë rikthyer stërvitjeve dhe në ditët e ardhshme do rritet intensiteti i stërvitjeve.
“Skuadra e Feronikelit është rikthyer në stervitje pas “dritës së gjelbërt”, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Skuadra beri punë të mirë, duke qenë së ka pasur një pauzë të gjatë shkaku i pandemisë globale që preku edhe Kosovën.
Futbollistët janë munduar të mbajmë formën me stërvitje individuale gjatë gjithë kohës dhe kjo u pa edhe në stërvitjen e sotme të mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Skuadra dukej në atmosferë të mire dhe e vendosur për të arritur optimalen e formës para fillimit të ndeshjeve të para për Kampionat dhe Kupë.
Ditëve më vijim pritet rritje e intensitetit të stërvitjeve nga trajneri, Afrim Toverlani”, shënohej në postimin e Feronikelit.
Kujtojmë se me 2-3 qershor do të zhvillohet Kupa e Kosovës, ndërsa me 7 qershor do të rifillojë Superliga e Kosovës./arbresh.info.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...