Bisedimet mes Milan-it dhe portierit Gianluigi Donnarumma janë shtyrë shkaku i agjentit Mino Raiola, i cili ende nuk ka takuar klubin.
Sipas Sky Sport, shkaku i situatës në Itali, Raiola nuk ka arritur të takohet me bordin e “Rosonerëve”, por gjiganti italian shpreson ta mbajë portierin në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Milan është duke pritur përgjigje nga Raiola se nëse Donnarumma dëshiron të largohet apo të qëndrojë.
Raportimet e Gazzetta dello Sport gjithashtu kanë zbuluar se Milan ka gjetur pasuesin e italianit dhe në verë do provojë të transferojë portierin e Stade Reims, Pedrag Rajkovic.
Kurse Donnarumma kërkohet nga Chelsea dhe Real Madrid./arbresh.info.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve