Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet është falur namazi i ikindisë.
Rituali i faljes së besimtarëve myslimanë po bëhet në rrugë si shenjë proteste për mos hapje të xhamive në fazën e dytë të lehtësimit të masave, raporton portali arbresh.info.
Ndërkohë u.d i ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla ka akuzuar publicistin Milazim Krasniqi se po nxit protesta.
Kurse ky i fundit i është përgjigjur duke thënë se kjo është një gënjeshtër dhe është e pakuptueshme dhe e turpshme sesi gënjen një zyrtar i lartë i qeverisë./arbresh.info/