Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, raportohet se i është dashur të ndalet gjatë stërvitjes dje dhe u bashkua me Kostas Manolas në infermieri.
La Gazzetta dello Sport pretendon se spanjolli ka pësuar një problem të muskujve dhe gjendja e tij do të monitorohet gjatë ditëve në vijim.
Një problem i ngjashëm që Manolas pësoi më herët dhe 10 ditët e para të stërvitjes kanë sjellë komplikime për trajnerin Gennaro Gattuso, i cili ka respektuar rregullat e bllokimit duke ruajtur distancën sociale në seancat e tij, përcjell lajmi.net.
Ekipi ka qenë duke vrapuar shumë, ka pasur seanca aerobike dhe ushtrime me top, përfshirë edhe kalimin e topit mes shokëve të skuadrës.
Shqetësimet për efektin e një ndalese dy-mujore janë konfirmuar në Castel Volturno, pasi dy prej lojtarëve të tyre kanë pësuar lëndime muskulore brenda vetëm 10 ditëve.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...