Google ADS

OBSH: Gjithnjë e më shumë adoleshentë në Europë kanë probleme të shëndetit mendor

15:24 | 19 Maj 2020
Trina Galanxhi

Gjithnjë e më shumë adoleshentë në Europë janë duke u përballur me probleme të shëndetit mendor, sipas raportit të fundit të botuar nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit për Europën.

Raporti është produkt i një analize të gjerë të një numri të madh të të dhënave për shëndetin fizik dhe mendor dhe marrëdhëniet shoqërore të një grupi prej 227,441 fëmijëve shkollorë të moshës 11, 13 dhe 15 vjec nga 45 vende dhe tregon se niveli i shëndetit mendor të adoleshentëve në shumë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2018, transmeton portal arbresh.info

“Një numër në rritje i djemëve dhe vajzave në të gjithë rajonin europian kanë probleme të shëndetit mendot dhe ndjehen të dëshpëruar, nervozë ose irritues. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të jemi të shqetësuar”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

Ai gjithashtu tha se mënyra se si i përgjigjemi këtij problem në rritje mund të ketë ndikim në gjenerata të tëra, ndërsa ka shtuar se invenstimi te të rinjtë duhet të ndodh, edhe duke u lehtësuar atyre qasjen në kujdesin e shëndetit mendor.

Kluge tha se vajzat janë më të rrezikuara nga problemet e shëndetit mendor, në krahasim me djemtë.

Sipas hulumtimit, arsyet ekonomike, kulturore dhe politike mund të luajnë rol të madh në shëndetin mendor të të rinjëve.

Në afërsisht një të tretën e vendeve të anketuara, adoleshentët thanë që detyrimet shkollore ishin një burim presioni për ta, dhe numri i të rinjve që thanë se u pëlqen shkolla ishte më i ulët se në vitin 2014, thuhet në raport. Kur bëhet fjalë për përdorimin në rritje të teknologjive dixhitale ,të cilat gjithashtu kanë anën e tyre pozitive, është vërejtur se ato gjithashtu mund t’i bëjnë adoleshentët më të prekur dhe t’i ekspozojnë ato ndaj formave të reja të rrezikut, siç është sulmi në internet, në të cilin vajzat janë disproporcionale më të rrezikuara .

Sipas raportit, pak më shumë se 10 përqind e adoleshentëve të anketuar thanë që ata ishin përballur me abuzim në internet të paktën një herë në dy muajt e mëparshëm.

Në raport janë theksuar edhe probleme të tilla si sjellja e rrezikshme seksuale, konsumimi i alkoolit, duhani dhe pasiviteti te aktiviteti fizik, përfshirë edhe dieta e dobët.

OBSH studimet e ardhshme të tilla do t’i kryeje edhe duke hetuar nëse pandemia ka pasur ndikim te shëndeti mendor i të rinjëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme