Google ADS

Rita Ora vetëm këtë vit fitoi mbi 20 milionë dollarë

13:05 | 19 Maj 2020
A. B.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Së fundmi janë publikuar listat me artistët më të pasur britanikë, aty ku nuk mungojnë edhe dy këngëtaret me prejardhje shqiptare: Rita Ora dhe Dua Lipa, transmeton portali arbresh.info

Rita Ora është renditur e nënta në listën e muzikantëve më të pasur britanikë (nën moshën 30 vjeçare), me plot 20 milionë dollarë të hyra vjetore.

The Sunday Times ka publikuar një artikull duke zbuluar të ardhurat financiare të këngëtares me origjinë shqiptare dhe mënyrën se si ajo arriti t’i rrisë të ardhurat e saj në dy milionë më shumë përbrenda një viti.

Ora fitoi mirë nga një turne në Australi, Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë vitin e kaluar, megjithëse koncertet në natyrë të planifikuar të mbaheshin në “Hyde Park” në Londër dhe “Longchamp” në Paris këtë verë u anuluan për shkak të pandemisë koronavirus.

Lista e muzikantëve më të pasur britanikë për vitin 2020 

 

Albumi i saj i dytë, “Phoenix”, mund të ishte shitur më mirë, por prapëseprapë ka sjell në treg tri këngë hite, duke e bërë atë artisten e parë femër britanike që të ketë 13 këngë solo në listën zyrtare të top 10 këngëve më të mira, duke mposhtuar kështu një rekord të gjatë të ndarë mes artisteve Shirley Bassey dhe Petula Clark.

Pasuria e saj vjetore për vitin 2019 ishte 18 milionë dollarë, teksa për vitin 2020 është ngritur në 20 milionë dollarë, duke e bërë kështu ndër artistet më të pasura britanike.

Rita përndryshe këtë kohë e ka shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “How to be lonely”, e cila është pritur mirë nga fansat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme