Nicole Scherzinger ka kaluar kohë duke shkëmbyer video vallëzimi me të dashurin e saj, Thom Evans, teksa po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles.
41-vjeçarja, publikoi të martën video të ndryshme gjersa po vallëzonte dhe njëherësh po ushtronte në kushte shtëpie, transmeton portali arbresh.info
Ajo mori vëmendje të madhe në një triko të shkurtër të zezë, përmes të cilës tregoi barkun e sheshtë dhe me një palë tuta po ashtu të zeza.
View this post on Instagram
Mixing up my workouts with something a bit different… excited for you to see it tomorrow ??♀️???
“Përzierja e stërvitjeve të mia me diçka pak më ndryshe … e ngazëllyer që ju ta shihni atë”, ka shkruar ajo krahas postimit.
Nicole dhe i dashuri i saj britanik, Thom Evans fluturuan në Los Angeles nga aeroporti Gatwick në muajin mars, menjëherë pasi Britania hyri në izolim për shkak të pandemisë.
Çifti, i cili konfirmoi lidhjen e tyre në vitin 2019 pas takimit në “X Factor” janë duke shijuar tejet shumë kohë së bashku mes Los Angeles dhe kryeqytetit anglez. / arbresh.info/
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...