Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar gjashtë raste të reja me koronavirus, përfshirë tri raste kontakti lokal.
Në mesin e rasteve të kontaktit lokal janë dy raste në provincën Jilin dhe një i infektuar në Wuhan, që ishte epiqendra e përhapjes në fazën e parë të pandemisë, shkruan “CNN”, transmeton express.
Përpos rasteve me simptoma, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 17 raste të reja pa simptoma, njoftoi ky komision.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kinë shkoi në 82,960 persona. Rreth 78 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Në anën tjetër, në tërë vendin janë vetëm 85 raste aktive, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve shëndetësore.
Kina ishte shteti i parë ku u regjistruan rastet e virusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa shpejt ai u përhap në pjesët e tjera të botës. Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të madh të infektimeve dhe viktimave të Covid-19 në botë.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...