Nënkryetari i Teatrit flet për sulmi kibernetikë që ju ndodhi dhe kur do të fillojnë shfaqjet

10:26 | 19 Maj 2020
V. S.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtare të Kosovës gjatë së hënës ka njoftuar se i është sulmuar llogaria në rrjetin social Facebook.

Nënkryetari i kësaj shoqate, Naim Berisha në një intervistë për arbresh.info tha se kjo nuk është hera parë që tentojnë të sulmojnë llogarinë e Shoqatës tonë në Facebook, njëjtë kishe ndodhur edhe më parë nga  një ish punonjës i Teatrit.

“Do ta dërgojmë këtë shqetësim, për shkak se nuk është hera e parë që ka ndodhë, pra ka qenë një tentim për ta thyer faqen e Facebook-ut të Shoqatës Sindikale të Teatrit të Kosovës, kurse në vitin 2017 me datën 28 maj, sulmi është kryer me sukses na është djegë faqja e Facebook-ut. Pastaj kanë filluar procedurat me hetuesi dhe ende kjo çështje është duke u sjellë nëpër sirtarë të prokurorisë. Nuk kemi ndonjë vendim nga prokuroria”, tha Berisha.

Shfaqjet në Teatrin e Kosovës nuk do mund të jenë të gatshme deri në shtator të këtij viti, shkruan Arbresh.info.

Naim Berisha, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Teatrit të Kosovës.

Ai për arbresh.info tha se në fund të muajit qershor do të fillohet me aktivitete, por për shkak punës që kërkon Berisha thotë se shfaqjet nuk do të mund të jenë të gatshme para muajit shtator.

“Kjo varet nga qeveria. Nga vendimet që I merr qeveria nga masat lehtësuese, sipas informative që I kemi të gjithë parashihet nga fundi i muajit qershor që të fillohet me aktivitete kulturore, por meqenëse teatri është një institucion më specifik i cili kërkon një punë më kolektive, do të jetë problem shumë më i madh dhe do të ketë shikueshmëri të caktuar nga publiku, do të jetë problem i madh që shfaqet te jepen para muajit shtator eventualisht muaji tetor”, tha Berisha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme