Mbajtja e zgjedhjeve është e rëndësishme para së gjithash për shëndetin e qytetarëve, për ekonominë, për institucionet demokratike dhe prandaj është e vlefshme që të investojmë energji si njerëz të pjekur dhe të përgjegjës për të arritur marrëveshje.
“Në kushte kur edhe pas takimit të dytë të liderëve nuk erdhëm drejt zgjidhjes, mbetet të shkojmë në zgjedhje sipas afateve të cilat janë të përcaktuara, gjegjësisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj zgjedhjet të mbahen në afatin e paraparë prej 22 ditëve – më 21 qershor, theksoi sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për “Kanal5”.
Ai theksoi se duhet të ndiqen dhe respektohen zgjidhjet ligjore me të cilat është paraparë që zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha. Ne jemi demokraci parlamentare dhe Kuvendi duhet të funksionojë dhe të ketë Qeveri politike e cila do të marrë vendime të guximshme. Në rrethana të tilla kur nuk kemi marrëveshje, mbeten terminet, gjegjësisht 22 ditë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme të mbahen zgjedhjet. Gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 30 maj, më 21 qershor janë zgjedhjet. Çështja nuk është çfarë dëshirojmë, kur nuk ka marrëveshje në çdo vend mbetet Ligji dhe qeverisja e së drejtës. Patjetër të respektohen ligjet, ndërsa ligji thotë se zgjedhjet janë më 21 qershor. Mund të anulohen nëse shtyhet gjendja e jashtëzakonshme, por për t’u vazhduar ajo duhet pasur argument serioz. Zgjedhjet duhet të mbahen sipas afateve ligjore”, theksoi Zaev.
Zaev theksoi se OBRM-PDUKM është e frikësuar nga qytetarët dhe se po i shmangen përballjes në zgjedhje, pasi janë të vetëdijshëm për rejtingun e ulët, por kjo nuk guxon të jetë arsye shteti të mbetet pa institucione me legjitimitet të plotë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...