Google ADS

Shoqata e Arkitektëve të Kosovës: Qëndrojmë pranë qytetarëve dhe artistëve shqiptarë

01:09 | 19 Maj 2020
Trina Galanxhi

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës kanë mbështetur qytetarët dhe artistët shqiptarë në qëndrimin e tyre.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar janë shtuar protestat nga qytetarët dhe artistët shqiptarë të cilët e përjetuan rëndë shembjen e këtij monumenti kulturor, shkruan lajmi.net.

Kundër veprimit të ndërmarrë nga autoritete shqiptare janë ngritur edhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, të cilët me një postim në Facebook tregojnë solidaritet me artistët shqiptarë dhe qytetarët e këtij vendi.

Postimi i plotë:

Duke iu referuar veprimit të Bashkisë së Tiranës dhe në kronologji situatës së shtyrë nga Qeveria Shqiptare, për rrënimin e Teatrit Kombëtar – ndërtesë e trashëgimisë arkitektonike, monument me vlera historike e kulturore dhe pjesë e memories kolektive të qytetarëve dhe komunitetit artistik – Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, shpreh indinjatë të thellë dhe qëndron pranë qytetarëve dhe artistëve shqiptarë!

Trashëgimia e ndërtuar është pjesë e zhvillimit të një shoqërie dhe shpërfaqë historinë e një shteti. Si e tillë, ajo duhet të ruhet e mbrohet nga të gjitha Institucionet Shtetërore.

 

Të ngjashme