Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Ajo këtë periudhë izolimi e ka kaluar në fshat, ndërsa tërë kohën ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj me postime të ndryshme.
Dhe së fundmi, biondja 29-vjeçare ka kujtuar disa momente gjatë realizimit të projektit të saj “Poison”, të cilin e solli pesë vite më parë.
“Shumë urime për Poison. Publikuar sot pesë vite më parë, kaq shumë kujtime. Po mbaj mend sa shumë argëtim kishim bërë gjatë realizimit të videos muzikore për kërë, më bëri të ndjeja shumë nostalgji”, ka shkruar ajo krahas videosë së ndarë me 16.2 milionë ndjekësit e saj.
Siç kishte thënë para lansimit të këngës, ky projekt i artistes së njohur ka të bëjë me fatin e saj të keq në dashuri.
Sidoqoftë, “Poison” deri më tani ka arritur 69 milionë klikime në platformën YouTube.
Rita përndryshe këtë kohë e ka shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “How to be lonely”, e cila është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...