Presidenti i Racing, Adrian Ruben Fernandez ka këshilluar yllin e Inter-it, Lautaro Martinez që të kalojë te Barcelona,
Martinez është i lidhur me Barcelonën që disa muaj dhe para disa ditëve Lionel Messi publikisht ka thënë se do ndihej i lumtur nëse lojtari transferohet në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Edhe Fernandez beson se Martinez duhet t’i bashkohet Barcelonës dhe të luaj pranë lojtarit më të mirë në botë.
“E di që gjithçka do shkojë mirë për të te Barcelona duke luajtur pranë Messi-t dhe Lautaro do jetë zëvendësuesi i duhur për Luis Suarez”.
“Është ideal dhe ka fuqinë e duhur, te Barcelona do të përmirësohet si futbollist dhe lojtar”.
“Do t’i thosha të shkojë të luaj me futbollistin më të mirë në botë, i cili është 32 vjeç dhe ka edhe tri ose katër sezone”.
“Të jesh bashkëlojtari i Messi-t do të bënte që të përmirësohet dhe do t’i ndihmonte për Argjentinën gjithashtu”.
“Lautaro dhe Leo mund të kupton në mënyrën më të lehtë të mundur në fushë”, deklaroi ai.
Thuhet se Barcelona ka ofruar Nelson Semedo-n dhe Junior Firpo për shërbimet e 22-vjeçarit./arbresh.info.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...