Lëvizja “Antibixhoz” ka reaguar kundër hapjes bastoreve dhe kazinove me lehtësimin e masave. Nga kjo lëvizje thonë se pushteti shikon vetëm për personale dhe se për pushtetarët më i vlefshëm është kumari se arsimimi dhe shëndeti i qytetarëve.
“Qeveria dëshmoi dhe njëkohësisht u pozicionua në kundërshtim me interesin e popullatës u pozicionua në anën e epidemisë tjetër të quajtur “epidemia e bixhozit”, tha Jushi Emurllahu, lëvizja “Anti Bixhos”.
Nga ana tjetër Asociacioni i bastoreve sportive shprehet i kënaqur me masat që janë marrë për hapjen e bastoreve, duke thënë se edhe bastoret do të jenë pjesë e masave për t’i ndihmuar bizneset që janë dëmtuar gjatë kohës së Covid 19.
“Mendoj se masat që janë vendosur janë më se të mjaftueshme për plotësimin kushteve për punë, ndërsa oferta që jepet tani për lojtarët e dimë se është e ulët për shkaka të pandemisë, por edhe më vende evropiane e shohim se është e njëjta dhe atje oferta në mënyrë graduale është duke u rritur”, tha Vasko Ilijevski, asociacioni i bastoreve sportive.
Nga lëvizja Anti-bixhoz tani e disa vite kërkojnë që objektet e lojërave të fatit me ligj të veçantë të jenë tre kilometra larg çdo vendbanimi. Qeveria ka përgatitur ligj, por i njëjti nuk arriti të hyjë në rend të ditës deri në momentin që u shpërbë kuvendi./Tv21/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...