Në kuadër të organizimit “Një Bisedë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti” të bashkëorganizuar dhe bashkësponzoruar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit, Kurti, nëpërmjet një adresimi virtual ka folur sot para studentëve të këtij Universiteti.
Diskutimi u moderua nga Ambasadori Nicholas Burns, Profesor i Praktikës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Fjalën e tij, Kryeministri në detyrë, e filloi me një citat të Profesor Ukshin Hoti, i cili edhe vetë ishte student i Universitetit të Harvardit gjatë fundviteve shtatëdhjeta;“Pa marrë parasysh se sa të rinj dhe të papërvojë që ne jemi në këto procese, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim dhe shohim përpara, se do të udhëhiqemi nga ajo se çka është progresive dhe se nuk do të biejmë në kurthën e revanshizmit politik, jo vetëm se kjo nuk na çon askund, por se një fenomen i tillë është reaksionar për të gjithë shoqëritë dhe gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, raporton arbresh.info.
Kryemkinistri në këtë bashkëbisedim, foli për prioritet e Qeverisë së tij, të cilat bazohen në dy drejtime kryesore: drejtësi dhe punësim, dhe për 100 ditëshin e Qeverisë.
Kurti theksoi se ai angazhohet për një aleancë trans-atlantike dhe se ideja se duhet zgjedhur mes BE-së dhe SHBA-së është dilemë false sepse duhen të dyja.
Pa BE-në dhe tregun e tyre nuk do të kemi zhvillimin që na duhet dhe pa Amerikën nuk kemi mbrojtjen që nevojitet.
Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti ndau me studentët këshillën e tij që të mos e nënvlerësojnë fuqinë që ndodhet brenda tyre dhe stuhinë që qëndron para tyre.
Të bashkëngjitur mund të gjeni të plotë fjalën në gjuhën angleze të Kryeministri në detyrë. E njëjta do të përkthehet shumë shpejtë dhe do të publikohet në faqen zyrtare të kryeministrit./arbresh.info
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...