Irani bën thirrje për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19

20:37 | 18 Maj 2020
Arbresh.info

Irani ka kërkuar solidaritet global kundër pandemisë COVID-19, por tha se sanksionet e njëanshme janë “çnjerëzore” dhe shkaktojnë “vuajtje dhe dhimbje të panjevojshme” për popullsinë e saj.

“Amerika duhet të mbaj përgjegjësi për sanksionet e saj të njëanshme intensifikuese kundër Iranit dhe kombeve të tjera të prekura,” tha Saeed Namaki, ministri i shëndetit në Iran në një fjalim para asamblesë vjetore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Alex Azar, sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore iu drejtuar forumit dy ditor, por nuk iu përgjigj akuzave të Iranit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme