Google ADS

Bebe Rexha vjen me një lajm të ri për fansat e saj

19:29 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Zëri i Bebes i ka munguar publikut kohët e fundit.

Bebe Rexha ka qëndruar e heshtur për tash e disa muaj, kjo edhe për shkak se pandemia ka pezulluar projektet e saj në muzikë.

Por, fansat më në fund kanë marrë një lajm shumë të mirë nga këngëtarja shqiptare, ajo të premten që vjen, saktësisht më 22 maj do të mbajë një koncert virtual.

Bebe pritet që në këtë koncert t’i këndojë disa nga projektet e më parshme, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë nga dibranja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme