Google ADS

Maqedonia e Veriut: Hapja e kufijve, në koordinim me vendet tjera të rajonit

19:13 | 18 Maj 2020
Arbresh.info

Hyrja e OSBE/ODIHR në Maqedoni për zgjedhjet e ardhshme do të jetë nën masa dhe protokolle të posaçme, thonë nga Qeveria për “Alsat”. Njoftojnë se janë në koordinim të vazhdueshëm me shtetet fqinje për hapjen e kufijve, të cilat u mbyllën para dy muajve për shkak të virusit të koronës.

Hapja e kufijve do të varet nga rajoni dhe nga zhvillimet në Evropë -njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kurse Komisioni Evropian porosit që, shtetet me pasqyrë të ngjashme epidemiologjike të fillojnë me shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes. Serbia fqinje njoftoi se nga 1 qershori do ta hap kufirin me Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi pasi këto shtete nuk janë vatër e epidemisë. Hapja e kufijve po diskutohet edhe mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Nën masa dhe protokolle të posaçme do të zhvillohet edhe dita zgjedhore. Pjesëmarrësit në proces do të mbajnë maska dhe doreza kurse para pikave të votimit, votuesit do të mbajnë distancë prej 2 metrash.

Gjatë hyrjes brenda, fillimisht do t’i dezinfektojnë duart, gjatë dhënies së letërnjoftimit e heqin masën mbrojtëse për kohë të shkurtër sa për identifikim dhe më pas e mbajnë distancën e nevojshme nga anëtarët e Këshillit zgjedhor. Pas votimit, përsëri i dezinfektojnë duart. Në hapësirë, nuk duhet të ketë më shumë votues se numri i kutive -deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Nga KSHZ për Alsat shprehen se çfarëdo që janë masat e autoriteteve shëndetësore, do t’u përshtaten atyre dhe do t’i zbatojnë të njëjtat. Në ndërkohë, nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë aktivitet derisa nuk ndryshohet Dekreti aktual.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme