Google ADS

Katër gjigantët evropianë të interesuar për talentin e Ajax-it

17:51 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Ajax-it, Sergino Dest është duke u kërkuar me ngulm nga katër gjigantët evropianë.

Barcelona, PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë duke punuar që në verë të transferojnë 19-vjeçarin, i cili është në top formë te Ajax, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona ishte skuadra e parë e interesuar për amerikanin, mirëpo përformanca e lojtarit ka fituar vëmendjen edhe të klubeve të tjerë.

Dest këtë sezon debutoi në formacionin e parë për gjigantin holandez dhe arriti të bëjë 32 paraqitje, duke shënuar dy gola.

Gjatë këtyre paraqitjeve, 22 herë ishte në formacionin e parë dhe cilësohet si një ndër talentët më të mirë të Evropës.

Dest gjithashtu debutoi te Kombëtarja e Amerikës muajin e kaluar në përballjen ndaj Meksikës, ndërsa kartoni i amerikanit prek shifrën e 35 milionë eurove.

Të ngjashme