Ish portieri i AC Milan, Sebastiano Rossi e ka këshilluar Gianluigi Donnarumma të mbetet në “San Siro”.
E ardhmja e italianit është në dyshime, pasi kontrata i skadon në vitin e ardhshëm, ndërsa ende nuk ka filluar negociatat për rinovim, transmeton portali arbresh.info.
Rossi, i cili ka kaluar 12 sezone te “Rosonerët” ka thënë që Donnarumma duhet të mbetet te Milan, mirëpo është ai që vendos.
“Vetëm Gigio do jetë i aftë të vendos të ardhmen. Shpresoj që të zgjedh rrugën më të mirë”.
“Do ta këshilloja të qëndronte te Milan, por varet nga ai”, tha Rossi.
Donnarumma këtë sezon e ka mbajtur portën e paprekur në 10 ndeshje, ndërsa kërkohet nga gjigantët evropianë, si Real Madrid, PSG dhe Chelsea./arbresh.info.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte