Uji është një element i rëndësishëm për trupin dhe shëndetin e njeriut.
Të paktën dy litra në ditë duhet të konsumojë secili, dhe sidomos në ditët e nxehta. Por, ka disa sinjale që jep trupi të cilat duhet t’iu bëjnë që të pini ujë menjëherë.
Goja juaj është e thatë
Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndieni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Uji lag membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.
Lëkura juaj është e thatë
Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.
Sytë tuaj janë të thatë
Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy.
Po përjetoni dhimbje në nyje
Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë, shkruan noa.al. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjet janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.
SBASHK të hënën dorëzon nënshkrimet për Projektligjin për sk...
Kurti dhe Gërvalla takojnë në New York, Kardinalin Pietro Pa...
Rodri do t’i nënshtrohet një operimi në gju javën e ardhshme
Krasniqi për Ilmi Ilazin: Ishte shembull i përkushtimit dhe ...
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah
Kuvendi i Malishevës miraton projekt buxhetin për vitin 2025