Google ADS

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Ferizaj, shoferi hyri në anën e kundërt

00:12 | 18 Maj 2020
Trina Galanxhi

Në kohën kur qytetarët po ballafaqohen tash e dy muaj me pandeminë COVID19, si pasojë e moskujdesit dhe përshtatjes me shenjat e komunikacionit, kanë ndodhur edhe aksidente në trafikun rrugor.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në autostradën Prishtinë- Ferizaj, ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Indeksonlinë sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, derisa mësohet se vetura e tipit Pezho ka hyrë gabim në autostradë, duke shkaktuar kështu edhe aksidentin, ku është goditur nga një Audi 80.

Ndërsa, ka edhe persona të lënduar, ku ndihma e shpejtë ka marrë të lënduarit për t’i transferuar në për trajtim mjekësor./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme