Pas mëse një orë në mbledhje me dyer të mbyllura, lideri i demokratëve Lulzim Basha ka bërë me dije se i ka parashtruar detyrat strukturave të PD-së dhe se nesër opozita do të dalë në shesh, në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila thërriti të hënën një tubim në orën 16:30.
Basha tha se opozita i mbetet zotimit të saj, që nesër në pushtet, do të ringrejë Teatrin Kombëtar.
“Sot AMT ka shpallur një protestë për ditën e nesërme dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jemi nesër në protestë në mbrojte të kulturës, të artit të trashgimisë kulturore, pasi sot është bërë një krim i i rëndë. Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat e të ketë një pejsëmarrje maksimale”, u shpreh Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/283422929459033/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...