Google ADS

Valencia favorit për Jose Callejon, gati kontratën luksoze

22:42 | 17 Maj 2020
Arbresh Info

Valencia shihet si kandidati kryesor për të transferuar mesfushorin e Napoli-t, Jose Callejon në merkaton verore.

Callejon do jetë agjent i lirë në verë dhe ka refuzuar ta rinovojë kontratën me “Napolitanët”, derisa është i lidhur me rikthimin në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.

Interesim për lojtarin kanë shprehur Everton, Sevilla dhe Villareal, mirëpo skuadra e Albert Celades është favoriti.

Valencia do t’i ofrojë kontratë mjaftë luksoze spanjollit për ta bindur të rikthehet në Spanjë, duke i ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro për sezon.

33-vjeçari ka qenë i mrekullueshëm për skuadrën italiane duke bërë më shumë se 300 paraqitje që nga viti 2013, duke kaluar plotë shtatë sezone në Itali.

Mirëpo, roli i tij këtë sezon ka qenë i redaktuar, ngase ka bërë vetëm 19 paraqitje si startues në 27 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme